Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, përmes një postimi, ka njoftuar për grevën që do të mbahet nga punëtorët teknik të shkollave të Prishtinës.
Kjo ka ardhur si rezultat i ankesave të vazhdueshme për paga të ulëta.
Në rast se kjo kërkesë e tyre nuk do të realizohet brenda javës së ardhshme, ata kanë njoftuar Komunën e Prishtinës se do ta lënë punën.
U theksua se kjo është kërkesë e të gjithë punëtorëve, në mënyrë unanime.