Monday, July 7, 2025

Pushteti e mbush AKI me njerëz të VV-së, mbi 40 veta pranohen në këtë institucion

Agjencia Kosovare e Inteligjencës së shpejti pritet t`i ketë në radhët e saj edhe 40 ‘spiun’ të rinj bazuar në një konkurs të para disa muajve.

Për pozita të ndryshme në AKI, 40 persona tashmë i kanë përfunduar të gjitha intervistat, vetëm se kanë mbetur t`i nënshkruajnë kontratat.

Burime të sigurta të Periskopit kanë thënë se shumica dërmuese e të pranuarve janë përkrahës ose militantë të partisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Shumica nga ta janë nga Ferizaj dhe Gjilani e që janë ose përkrahës ose militantë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ky burimi.

Sipas këtij burimi, shumica nga ta janë ‘shpërblyer’ për tullat dhe kubëzat e betonit që kishin hedhur në drejtim të policisë dhe Kuvendit në protestën e vitit 2015, të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në faqen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është i publikuar konkursi, e ku aty kërkohen ‘spiu’ për lëmi të ndryshme si inteligjencë, siguri të teknologjisë informative dhe rrjeta, programim, mbështetje të teknologjisë informative (Helpdesk), kibernetikë, auditim financiar e të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që AKI mbushet me militantë të partisë që tash e pesë vjet ka udhëhequr me shtetin, Lëvizja Vetëvendosje.

Më poshtë e gjeni konkursin:

 

 

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer