Saturday, May 31, 2025

Pushteti i Bedri Hamzës dyshohet për kurdisje të konkursit për drejtor të bibliotekës në Mitrovicë, poziten po synon ta marrë asambelistja Florina Çitaku

Asambleisti i LDK-së, Gazmend Asllani, ka shprehur shqetësime lidhur me procesin e përzgjedhjes për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Komunale “Latif Berisha”, duke ngritur dyshime për një proces të kurdisur në favor të një asambleisteje të Kuvendit Komunal nga partia në pushtet, Florina Çitaku.

Sipas Asllanit, përfshirja e një zyrtare aktive politike si kandidate për këtë pozitë përbën konflikt interesi dhe ngre pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë e konkursit.

Ai thekson se institucionet publike nuk janë pronë partiake dhe se proceset e rekrutimit duhet të jenë transparente, të drejta dhe të bazuara në meritë profesionale, e jo në lidhje partiake.

Asllani apelon për mbrojtjen e Bibliotekës Komunale nga politizimi.

Postimi i plotë:

📚 Institucionet publike nuk janë pronë partiake!

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar fazën e verifikimit për pozitën Drejtor i Bibliotekës Komunale “Latif Berisha”. Ndër kandidatët është edhe një emër i njohur nga jeta politike lokale – një asambleiste aktive e Kuvendit Komunal nga partia në pushtet.

Informacionet jozyrtare flasin për emërimin e saj në këtë pozitë, duke ngritur shqetësime legjitime për konflikt interesi dhe ndikim të mundshëm politik në procesin e përzgjedhjes.

📢 Në një shoqëri demokratike, konkurset publike duhet të jenë transparente, të barabarta dhe të mbështeten në meritë dhe profesionalizëm, jo në përkatësi politike apo pozita partiake.

🛑 Emërimet politike në institucionet e dijes siç është biblioteka komunale, rrezikojnë funksionimin e tyre si hapësira të pavarura për edukim, kulturë dhe mendim të lirë.

Le ta mbrojmë bibliotekën nga politizimi, dhe le të kërkojmë standarde më të larta për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer