E enjte, 7 Nëntor, 2024

Pushteti i Hamzës e anulon tenderi 50 mije eurosh, Mitrovica mbetet ‘pa evente dhe panaire’

Komuna e Mitrovicës ka anuluar tenderin që kishte për qëllim organizimin e eventeve panaireve, ngjarjeve në kuader të DBZHR, shkruan portali rajoni.org.

Kështu është bërë e ditur në E-prokurim ku shkruan se është anuluar aktiviteti i prokurimit me titull “Organizimi i Eventeve panaireve, ngjarjeve në kuader të DBZHR”.

Kontrata ishte 36 mujore me vlerë të parashikuar prej 50,000€.

Vendimi për anulimin e kësaj procedure është marrë më 19 gusht 2024.

“Autoriteti Kontraktues duke u bazuar ne Ligjin e Prokurimit Publik 04/L-042, Rregullorën Nr.001/2022 per Prokurim Publik si dhe Udhezuesin Nr.001/2023 për Prokurim Publik ku ceket se kur duhet te anulohet procedura e prokurimit, A.K anulon për arsyeje së asnjeri nga operatoret ekonomik nuk i plotesojn kritëret e kërkuara në njoftimin për kontratë dhe dosje të tenderit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer