Bashkësia lokale e Qirezit është një prej zonave më të rëndësishme dhe me të medha të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.
Lexo Edhe: “Keqpërdorim me buxhetin”, Musliu udhëtoi në Kroaci me para të Komunës së Skenderajt (Dokument)
Kjo bashkësi ndryshe njihet edhe bashkësia prej nga vjen deputetja Ganimete Musliu, e njohur si propaganduse dhe për shpifjet kundër qeverisjes se Bekim Jasharit si dhe perkahese e pa epur e pushtetit aktual të Skenderajt dhe eprorit politik në degë, Sami Lushtakut.
[Me poshtë gjeni një akuze e cila me vone doli të jetë imagjinare apo thënë ndryshe gënjeshtër në përiudhën kur ishtë pjesë e makinerise se shpifjeve me qëllim të denigrimit të individëve të caktuar, ndërsa tani e njejta nuk e përmend rastin e largimit të punës se vajzës se dëshmorit për të cilën është denuar Nura me gjobe apo rastin e dëshmorit Muhamet Musliu]
Pas gjithe këtyre ngjarjeve; sërish punët nuk janë duke shkuar “vaj”; edhe pse votat ua morrën, dy vite pas zgjedhjeve pushteti ia ka kthyer shpinën kësaj bashkesie lokale duke e lënë jashtë radarit apo siç do të thoshtë titullimi i një këngë në youtube “ju kem rrejt o ju kem rrejt”.
Se ‘kokat’ e pushtetit dje janë frikësuar të përballen me banorët e kësaj BL e dëshmon edhe fotografia e publikuar në faqën zyrtare të Komunës se Skenderajt në rrjetin social ‘facebook’, pra aty bie në sy mungesa e “kokave” vendimarrëse të pushtetit.
Asamblisti i listës se pavarur “Bekim Jashari”, Ilir Ejupi – në rrjetin social facebook pasi ka shtruar pyetjen se ku mbeten projektet miloneshe për BL e Qirezit tutje në postimin e tij në rrjetin social ka thënë se të njetit deri tani veç deponin e mbeturinave u’a kanë vendosur me afër fshatit.
“Gati 2 vite në qeverisje, asnjë projekt të ri në Bashkësinë Lokale të Qirezit, përveç deponisë së mbeturinave që ia kanë afruar fshatit Qirez, e normalisht që i çojnë drejtorët komunal në dëxhime buxhetore”, ka shkruar Ejupi .
Tutje ai ka thënë se pjesëmarrja e vogel në dëgjimet bugjetorë e dëshmon shumë qartë pakënaqësinë e qytetarëve me këtë pushtet.
“Bekim Jashari dhe Nuredin Lushtaku jo që merrnin pjesë në dëgjimet buxhetore, mirëpo qysh në vitin e parë të qeverisjes i kanë vizituar të gjitha fshatrat e BL-Qirez, ku më pas projektet e kësaj qeverisje janë bërë të prekshme për interesin e qytetarëve. Ndërsa nga kjo qeverisja aktuale ende asnjë lëvizje asnjë hap në këtë drejtim”./Rajoni.org/