E martë, 19 Nëntor, 2024

Pushteti kapet duke e shkelur përsëri Kushtetutën, ky është vendimi i fundit

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se shkarkimi i tetë anëtarëve të Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosvoës është bërë pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me Ligjin për RTK-në.

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se për pasojë, në nxjerrjen e këtij vendimi, Kuvendi ka tejkaluar kufijtë e kompetencës mbikëqyrëse, dhe për më tepër ka cenuar pavarësinë e RTK-së.

“Për pasojë, në nxjerrjen e Vendimit të kontestuar, Kuvendi ka tejkaluar kufijtë e kompetencës mbikëqyrëse të përcaktuar në paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës dhe për më tepër, ka cenuar pavarësinë e transmetuesit publikë, roli i të cilit është thelbësor për lirinë edhe pluralizmin e medieve në një shoqëri demokratike, në kundërshtim me vlerat e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Thënë këtë, legjitimimi kushtetues i një vendimi të Kuvendit për shkarkimin e anëtarëve të bordit të transmetuesit publik në tejkalim të autorizimeve ligjore, do të përbënte një precedent të rrezikshëm për ndërhyrjen e shtetit në pavarësinë dhe autonominë e transmetuesit publik, përfshirë lirinë dhe pluralizmin e medieve në Republikën e Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Për më tepër, Aktgjykimi, duke u referuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës, sqaron që Gjykata nuk ka kompetencë për akordimin e kompensimit përkatës kur konstaton shkelje kushtetuese, por që një sqarim i tillë, nuk paragjykon të drejtat e anëtarëve të shkarkuar të Bordit të RTK-së përmes Vendimit të kontestuar të Kuvendit, për të ndjekur procedurat përkatëse para gjykatave të rregullta. Ky Aktgjykim do të plotësohet edhe me mendim mospajtues”, vijon më tej njoftimi.

Nga ky aktgjykim, sipas Kushtetueses, nuk do të preket bordi aktual i RTK-së, meqë, aktgjykimi nuk ka efekt prapaveprues.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria Kurti po e shkel Kushtetutën. Në Kushtetuese nuk kaloi testin as Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili u vlerësua si cënues ndaj gjyqësorit.

Qeveria Kurti në Kushtetuese e humbi betejen edhe me ish-kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastratin, për çështjen e reformave arsimore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer