E premte, 15 Nëntor, 2024

Pushteti në Skenderaj të uritur për bukë – këto janë shpenzimet e medha për dreka e darka

Komuna e Skenderajit për me pak se dy muaj e gjysmë ka shpenzua më shumë se 8.000 euro apo më saktë 8548.42 euro për drekë dhe darka zyrtare. Kjo thuhet në raportin e siguruar nga portali rajoni.org, ku tregohet edhe faturat e paguara nga komuna për këtë çështje.

Sipas raportit, lokali më i preferuara për drekë dhe darka është lokali “Mihane Bekteshi BI”, e cila është në pronësi të Mihane Bekteshi, anëtar e kryesisë së PDK-së në Skënderaj dhe një ish-kandidate e kësaj partie për deputet, e pasuar nga “inCafe”, “Freskia”, Arjeta Group dhe të tjerë.

Për shumë kënd 8.548 euro për drekë dhe darka zyrtare është e madhe dhe kjo është e pakuptushme kur vendi është në një kohë krize.

Nëse krahasojmë këtë shumë me shpenzimet e Drenasit për të njëjtën periudhë, ne shohim se ata kanë shpenzuar rreth 1,000 euro, ose më saktë 1044.74 cent. Nëse bëhët një krahasim tjetër me Drenasin për tre muaj, ata kanë shpenzuar më pak se një faturë e Skenderajt për një drekë zyrtare, që ka kushtuar 1.248 euro te “Freskia” ose 1.075 euro në “Mihane Bekteshi BI”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer