Thursday, October 9, 2025

“Hajn…”, PZAP gjobit me 10 mijë euro Sokol Halilin për gjuhën e përdorur ndaj Sami Lushtakut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka gjobitur me 10 mijë euro Soko Halilin, kandidatin për kryetar të Skenderajt, nga “Iniciativa Qytetare Për Skenderaj”, pas dy ankesave të dorëzuara nga Partia Demokratike Kosovës (PDK).

PDK kishte dorëzuar dy ankesa kundër kandidatit për Kryetar të Skenderajt, Sokol Halili, nën arsyetimin se i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një video që përmban gjuhë kërcënuese, fyese dhe nxitje të urrejtjes ndaj kandidatit të PDK-së, për kryetar të kësaj komune, Sami Lushtaku; dhe në tjetrën për gjuhën e përdorur në një debat televiziv.

Në atë video-incizim të publikuar në rrjetin social Facebook , Sokol Halili, krahason largimin e pushtetit lokal në Skenderaj me largimin e “pushtetit gjenocidal serb” dhe ndër të tjera ka përdorur shprehjet “kriminel”, “hajn”, “banda kriminale” “spiun”.

Kurse, në ankesën e dytë, PDK pretendoi se se më datë 23.09.2025, Sokol Halili, nga subjekti në një debat televiziv, ka përdorur gjuhë kërcënuese, fyese dhe nxitje të urrejtjes ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të kësaj komune, Sami Lushtaku.

Në këtë debat televiziv, Sokol Halili, ndër të tjera, shprehet se “Sami Lushtaku është i njohur për famën e tij, karakteristikën e tij tipike kriminele ashtu siç është i njohur Millan Radojqiq në veri”, shkruan në vendimin e PZAP-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer