E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

“Që 30 vjet ha speca”, Gania me banorë flasin për liberalizimin e vizave

Banorët e “BBVK” po zhvillojnë biseda të ndryshme në shtëpinë e famshme.

Tashmë kur kanë nisur të njihen me njëri-tjetrin, temat janë të llojllojshme.

Një nga temat ishte edhe liberalizimi i vizave.

Ata janë shprehur se njerëzit mezi presin të bëhet janari dhe të ikin.

Gania është shprehur i lumtur, dhe tha se do të shihet se duhet me u ndërtu shteti.

E ndër të tjera ai tha se Gjermania ka ngrënë patate për dy vite dhe e ka ndërtuar shtetin, teksa nuk ka hezituar t’i përmend specat tek shqiptarët.

Ai tha se liberalizimi është i mirë për bizneset, madje ai tha se me 2 janar sheshi i Cyrihut do të mbushet me fara.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer