E hënë, 18 Nëntor, 2024

“Që 7 vjet ka diplomuar”, Drenicasi refuzohet të punësohet nga kompanitë për shkak të problemeve në shikim

Që nga vitit 2016 kur ka diplomuar, Ardian Sopa nga Llapushniku i Drenasit është në kërkim të një vendi pune. Si person me pengesa në të pamur, ai e ka vështirë të gjejë një vend pune, pasi kompanitë private, siç shprehet Sopa nuk duan të punësojnë persona të verbër, kurse në institucionet shtetërore nepotizmi dhe njohjet partiake ia kanë vështirësuar dhe më shumë punësimin kësaj kategorie.

Për të ardhur deri te diplomimi, një person i verbër ai thotë se së pari duhet të kalojë nëpër plot pengesa e vështirësi, që shoqëria kosovare nuk ka punuar që t’i tejkaloj. Sopa thotë se vendosi që të mbarojë studimet universitare, ndonëse e dinte se familja e tij ngarkohej dhe financiarisht për shkak që motra e tij duhej ta shoqëronte vazhdimisht rrugës për në fakultet. Mirëpo, besonte se një ditë kur të diplomohej nuk do të ishte më barrë për familjen, por planifikonte dhe ta ndihmonte atë. Përballja e parë me një realitet diskriminues për të dhe të tjerë të rinjë të verbër që duan të ulen në amfiteatrot universitare, nis që nga mungesa e librave.

Studentët e verbër, ai thotë se nuk kanë libra me alfabetin Brain.

“Incizimi apo zërimi i librave mungon. Në fakultet ku kam studiuar për administrim biznesi ndonëse fillimisht na u tha kur u regjistruam se do të kishim literaturë, pak profesorë në fakultet na kanë incizuar librat”, thotë ai për Dijasot. Për të mos ndërprerë studimet, ai thotë se shoku i tij po ashtu me probleme në shkim, Gëzimi, udhëtonte në Pejë deri 4 herë në javë që të incizonte aty me ndihmën e profesorëve librat universitare.

“Askush nuk i do personat e verbër të diplomuar që t’i punësojë”

Pas tejkalimit të sfidave për t’u diplomuar një person i verbër në Kosovë, ai rrëfen sesi injorohet gjatë kërkimit të një vendi pune. “Askush nuk i do personat e verbër në kompaninë e tyre”, thotë Sopa, i cili tregon se ka aplikuar në shumë banka dhe kompani tjera private për punësim, por nuk ka marrë asnjëherë përgjigje pozitive për punësimin e tij. Ai arriti që të punësohet njëherë në një market në kuadër të masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe bizneseve. “Për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, Qeveria zotohet që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë”,njoftoi Qeveria e Kosovës në vitin 2022.

Sopi do të punojë në kuadër të kësaj mase si depoist në një market, por pas përfundimit të këtij 6 mujori, pronari i kompanisë nuk ia vazhdojë kontratën më dhe ai sërish mbeti i papunë. “Kompanitë, ne personat e verbër hezitojnë të na punësojnë, ndonëse e patën mundësinë të na shohin me këtë masë të qeverisë se ne jemi të zot të punojmë dhe jemi të kualifikuar, nuk na duan në mesin e tyre”, thotë Sopa.

Ai thekson se nuk duan mëshirë, por të drejtën e tyre që ju takon si çdo të diplomuari në Kosovë.

Shoqata: Personat e verbër kanë edhe diplomë master, po diskriminohen në punësim

Për një person të verbër miliona euro kompensim nuk janë asgjë, por lehtësimi i kushteve të jetesës është i domosdoshëm, thotë Daut Tishuki, kryetar i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për Dijasot.

Punësimi, ai thotë se mbetet problemi kryesor për këtë katgeori. Tishuki thekson se çdo kompani është e obliguar sipas ligjit që në kuadër të kuotës për personat me aftësi të kufizuar të punësoj 1 me 5, mirëpo paragjykimet për personat e verbër po stopojnë zbatimin e këtij ligji. “Personat e verbër kanë kryer studimet bachelor, studimet master, dhe janë të papunë”, thotë Tishuki. /Dijasot.com

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer