Wednesday, October 29, 2025

“Qen, pis”, Sylejman Meholli i VV-së e kërcënon Ferit Idrizin, involvohet edhe policia

Një incident i dyshuar për kanosje është raportuar sot rreth orës 17:30 në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Raportohet se Sylejman Meholli e ka fyer Ferit Idrizin me fjalët pis e qen dhe e ka kërcënuar duke i thënë: “Kam me t’u përgjigj familjarisht dhe kam me t’i lag qorapet!”

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas informacioneve fillestare, rasti lidhet me një kanosje që dyshohet se përfshin kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, dhe kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një kanosje në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen,” ka deklaruar për Periskopin zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive eventuale, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar persona të arrestuar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer