Pas publikimit të videos ekskluzive nga rajoni.org për vizitën e realizuar në muajin Nëntor të 2025, Sami Lushtaku e ka publikuar sot në rrjetin social “facebook”.
Anisë së pas tre muajsh, Sami Lushtaku ka njoftuar sot për vizitën e tij të realizuar në libi.
Postimi:
Zhvillova një vizitë zyrtare në Libi, me ftesë të Gjeneralit Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter.
Gjatë kësaj vizite pata nderin të zhvilloj takime të rëndësishme dhe të bisedoj për çështje me interes të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe forcimit të urave të komunikimit ndërmjet nesh.
Shpreh falënderimin tim të sinqertë për Gjeneralin Feldmarshall Khalifa Belkasem Hifter për organizimin e shkëlqyer dhe për pritjen e përzemërt e vëllazërore.
Mikpritja dhe respekti i treguar janë dëshmi e vullnetit për marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mëtejshëm!
SL