E premte, 25 Tetor, 2024

Qeveria Kurti 2024 – Drenasit ia ndanë disa ‘vitra’, Skenderajin e zhduk nga harta e investimeve!

Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka lënë qytetin e Skenderajt pa asnjë investim kapital për vitin 2024., kurse qytetit të Drenasit sa për sy e faqe i ka ndarë disa “vitra”, shkruan portali rajoni.org. 

Për këtë fakt ka reaguar edhe nënkryetari i Skenderajt përmes rrjetit social “facebook”.

“Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt!”, ka reaguar shkurt Lushtaku duke ia bashkangjitur dhe dokumentin.

Lidhur me diskriminimin e Drenicës; në veçanti komunën e Skenderajt, ka reaguar edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së.

“Skenderaji i lirisë së Kosovës, i Adem Jasharit dhe UÇK-së dënohet me zero investime poshtu. Njesoj edhe me një mori komunash tjera. A janë vallë fëmijët e qyteteve opozitare me pak të vlefshëm”, thotë Çitaku.

“A janë drenicasit dhe ferizajasit e qindra mijëra qytetarë tjerë më pak të rëndësishem se ata të katër komunave të VV-së ku po shkojnë 60% e projekteve të reja kapitale? Pse po e ndani këtë popull, ose pse po vazhdoni ta ndani tash e sa vite”, pyet Çitaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer