E diel, 27 Tetor, 2024

Qeveria miraton projektligjin: Parashihet marrja e letërnjoftimit që nga lindja deri në 16-vjeç

Qeveria e Kosovës ka marrë sot dy vendime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për miratimin e projektligjit për gjendjen civile dhe letërnjoftim.

Se çka përmbajnë këto projektligje, ka sqaruar ministri Sveçla.

“Ky projektligj ka për qëllim rregullimin e sistemit për regjistrimin dhe evidentimin e akteve dhe përbërëse të gjendjes civile, mundëson regjistrimin e të gjitha fakteve të ndodhura në territorin e Kosovës; rregullon obligimin e institucioneve për raportim zyrtar të fakteve natyrore; bënë rregullimin e ruajen e të dhënave dhe përcakton organet relevante në fushën e gjendjes civile” – tha ministri Sveçla në mbledhjen e Qeverisë.

Ai tha se risia e krejt kësaj është mundësia e pajisjes me letërnjoftim nga lindja deri në moshën 16-vjeçare, mirëpo pa qenë të obliguar. /

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer