147 mijë euro është shuma që Qeveria e Kosovës pagoi për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm për kompaninë e Afërdita Rakipit – shoqe e Donika Gërvallës.
Shumica e shpenzimeve të deklaruara në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë janë shfrytëzuar për ushqime, Aferdita Rakipi, i ka deklaruar si shpenzime në udhëtime dhe dreka pune.
Në deklarimet e shpenzimeve, ajo ka përfunduar duke ngrënë dreka dhe darka në Prishtinë.
Përmend disa fatura duke ngrënë sushi në kryeqytetin e Kosovës.
Afërdita Rakipi është mike e vjetër e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Kjo vërehet edhe në këtë postim të vitit 2014.