Tuesday, February 25, 2025

Qeveria përmirëson “gabimin”- Largon figurat anti-UÇK nga Këshilli shtetërorë për Epopenë, emëron Fadil Nurën

Qeveria e Kosovës ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sivjet qeveria ka bërë disa ndryshime në përbërjen e komisionit.

Për dallim nga viti i kaluar, Qeveria ka përmirësuar “gabimin” që në 27 vjetorin kishte lënë jashtë këshillit kryetarin e Skenderajt, Fadil Nura, duke e emëruar sivjet si bashkë kryesues.

Në 27 vjetorin e Epopesë, Qeveria ka lënë jashtë edhe disa figura të njohur për deklarata anti-UÇK. Hekuran Murati, Albulena Haxhiu e Donika Gërvalla nuk do jenë anëtare të Këshillit.

Kryetari i Skenderaj, Fadil Nura e ka mirëprit vendimin e emërimit të tij si bashkëkryesues i Këshillit duke thënë se vitin e kaluar ka pasur gabime dhe ngecje në shumë procese.

“Si çdo herë qe kemi qenë anëtarë të këshillit, e kam aprovuar dhe kemi gatishmëri gjithmonë në funksion të organizmit të Epopesë së UÇK’së. Nuk hezitojmë po jemi të gatshëm. Vitin e kaluar kanë bërë gabim sepse organizimi ka pas ngecje në shumë procese”, ka thënë ai për Gazetën Insajderi.

Ai thotë se kontributi i tij do të jetë organizativ pasi kompleksi “Adem Jashari” shtrihet në territorin administrativ të Skenderajt.

Tutje, ai ka kritikuar që vitin e kaluar Qeveria kishte emëruar si anëtarë të këshillit ministren e jashtme, Donika Gërvalla duke e cilësuar si jo relevante.

“Ministrja i jashtëm me qenë në këshill organizativ për një çështje të brendshme që është përgjegjësi nuk e shoh absolutisht relevante” tha ai tutje.

Në këtë përbërje, sipas vendimit të ekzekutivit marrin pjesë:

1. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;

2. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;

3. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;

4. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

5. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;

6. Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe

7. Përfaqësues nga Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar,

Me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer