E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Qeveria vendos për ndërtimin dhe rinovimin e katër stadiumeve

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike.

Ndër veprimet e marra, qeveria vendosi për ndërtimin dhe rinovimin e katër stadiumeve të Kosovës.

U vendos për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Pejë dhe Ferizaj dhe renovimet e stadiumeve në Prizren dhe Vushtrri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka: – Aprovuar projektet kapitale si në vijim si projekte kapitale shumë-vjeçare: • Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Pejë; • Renovimi i Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren; • Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Ferizaj; • Renovimi i Stadiumit të Qytetit në Vushtrri”. thuhej në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer