QKMF-ja në Skënderaj po vazhdon me bashkëpunime, të cilat kanë filluar t’i japin frytet e veta, raporton portali rajoni.org.
Kësaj radhe, QKMF-ja ka pranuar donacion me shumë rreth 3000 euro nga kompania farmaceutike “ITALMED”.
Drejtori i Qendrës në fjalë, Bashkim Nura ka dhënë lajmin në facebook, ku përveç përshkrimin e detajeve, ai është shprehur edhe mirënjohës e falënderues ndaj këtij donacioni.
Postimi i tij i plotë:
Nga kompania farmaceutike ITALMED kemi pranuar një donacion me barna në vlerë 3,384.83 euro,për nevoja të Qendrës Kryesore të mjekësisë Familjare Fatmir Fazliu në Skenderaj.
Këtë donacion e vlerësojm shumë të nevojshëm në këtë kohë dhe jemi shumë falenderues.
Në donacion u përfshinë këto barna:
Normuril sasia 200
Kanamycin sasia 200
Tonorex vitam.C sasia 400
Silipur forte sasia sasia 50
Clarmac 500 mg sasia 400
Chetodral 10 Buste sasia 100
B-Vital totale 500 mg sasia 20