E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Qentë dhe macët po hyjnë në QMF të Komoranit, kjo është gjendja e saj e mjerushme

Kjo qendër mjekësore, e dyta për nga rëndësia pas QKMF – Drenas, ka një kohë të gjatë që është lënë në harresë nga menaxhmenti shëndetësor i këtij sektori.

Dyert e hyrjes ka mbi 2 muaj që kanë pësuar defekt dhe kanë mbetur të hapura. Kjo po ua vështirëson punën ekipeve kujdestare gjatë natës nga të ftohtit dhe nga hyrja e kafshëve endacake, qenëve dhe maceve.

Ka disa vite që ka mungesë të punëtorëve higjienik gjatë natës. Ky fenomen po ua bën më të vështirë punën stafit të cilët i mbulojnë me letra higjienike të vjellurat dhe gjakun e të lënduarve, por edhe pacientëve të cilët po rrezikohen nga infeksionet e mundshme që mund ti marrin gjatë marrjes së shërbimeve mjekësore.

Nyjet sanitare nuk janë funksionale në disa ordinanca, madje në ordinancën numër 3 ka mungesë të ujit. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, një fenomen tjetër i çuditshëm e ka shoqëruar këtë institucion. Dhoma e infuzioneve është shndërruar në kuzhinë ushqimi përballë toaletit me vetëm një metër distancë, i cili nuk ka fare dritare as ventilim e mungesat e shpeshta të ujit dhe problemet me nyje e bën të pa mundur ushqyerjen dhe pushimin nga kundërmimi i toaletit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer