E hënë, 28 Tetor, 2024

QKMF në Skenderaj pa infuzione e barna, pensionistët në hall!

Së pushteti i Skenderajt nuk e ka prioritet shëndetësin në Skenderaj, e dëshmon më së miri gjendja momentale e QKMF’së në Skenderaj e cila është duke u përballur me mungesën e barnave esenciale, shkruan portali rajoni.org.

Në këtë QKMF mungojnë pjesa më e madhe e barnave nga Lista esenciale si Dexason, Infuzione, siteme për infuzione dhe se pacientët që marrin trajtim në këtë qendër, duhet që vet t’i blejnë barnat dhe materialet për të marrë një injeksion apo infuzion, pasi që këto i mungojnë këtij enti shëndetësor.

E disa pacient që marrin trajtim në QKMF i thanë rajonit, se edhe barnat e listës esenciale po detyrohen t’i blejnë vetë.

“Jam ardhur një kontroll në spital. Krejt barnat i bleva veté”.

“Mjekët po thonë se nuk ka barna, mu dashté vetë me dal me i ble. Une jam pensionistë dhe po me kushton shumë shtrenjtë, por çfarë të bëjmë. Për shëndet po duhet të gjitha t’i i sakrifikojmë e t’i blejmë barnat”.

Madje të njëjtit kanë dërguar në redaksin e portalit rajoni.org ku shihet së prej 4 ampulave, të gjitha janë me shënjën minus [shënjë mungesë]

IMG_1793.jpeg

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer