QKMF e Skenderajt e udhëhequr nga Dr Bashkim Nura ka arritur rezultate të jashtëzakonshme gjatë muajit gusht 2024. Bëhet e ditur së gjatë këtij muaji ky ent shëndetësor ka ofruar gjithsej 40,558 shërbime për qytetarët, duke dëshmuar përkushtimin e punonjësve të saj, të cilët janë të njohur për sjelljen e tyre të mirë dhe profesionalizmin e lartë, shkruan portali rajoni.org.
Një arritje tjetër e rëndësishme e këtij enti shëndetësor është edhe rritja e të hyrave, të cilat janë arritur në 100% më shumë se gushti i vitit 2023. Kjo rritje tregon angazhimin e personelit për përmirësimin e shërbimeve dhe besimin e qytetarëve.
Për herë të parë, QKMF organizoi një fushatë për dhurimin e gjakut në ambientet e saj, duke u treguar qytetarëve se kujdesi për shëndetin është prioritet. Falë shërbimit profesional, QKMF ka arritur të ofrojë shërbime për qytetarët nga Klinë, Vushtrri dhe Drenas, duke e bërë këtë qendër një model për kujdesin shëndetësor. Suksesi më i madh i këtij muaji është vaksinimi me vaksinën HPV, e cila është dalë e para nën nivelin e Kosovës, duke e pozicionuar QKMF-në si një lider në fushën e shëndetësisë.