Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran (QMF), edhe zyrtarisht është hapur barnatorja ku qytetarëve pritet të ju lehtësohet barra dhe mund të shërbehet me barna të listës esenciale, shkruan portali rajoni.org.
Me hapjen e kësaj barnatoreje brenda objektit të QMF-së në Komoran, qytetarëve do të ju lehtësohet shërbimi dhe nga sot, banorët e Komoranit me fshatra në rrethinë, mund të përfitojnë nga ky shërbim në oraret 08:00 deri në ora 16:00.
“Ky ndryshim është një tjetër tregues i angazhimit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Drenasit. Po ashtu, progresi do të vazhdoj edhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare, duke përfshirë Tërstenikun, Arllatin dhe objekte të tjera të shëndetësisë familjare”, thuhet në njoftimin e komunës se Drenasit.