E hënë, 23 Dhjetor, 2024

“Qumësht me çokolatë e kafe turke”, Pushteti i Idrizit e jep tenderin 45 mije eurosh për sherbime të byfes komunale!

Komuna e Vushtrrisë që kryetar e ka Ferit Idrizin, 5 ditë me parë grupin e operatoreve ekonomik “Isuf Musliu B.I dhe Mirdin Sadiku B.I” i ka shpallur fitues të tenderit “sherbime komunale nga bufeja”, zbulon portali rajoni.org.

Siç bëhet e ditur në vendim e marrë me 15 dhjetor, vendim të cilin e posedon portali rajoni.org, vlera totale e përgjithshmë e tenderit është 45 mije euro, ndersa vlera e poentimit është 4 euro e 23 cent.

Së kryetari i Vushtrrisë është dore – shlire kur bëhet fjale për shpenzime të ushqimit dhe pijet e tregon me së miri fakti së deri në muajin tetor kjo komunë kishtë shpenzuar hiç me pak së 31 mije euro.

Çfarë parashihet në dosjen e tenderit

Në tender kërkohet që puntorët e kanë obligative të paraqiten me (pantoll të zi, rripi i zi këmishë të bardhë me magë të gjata, papion me ngjyrë të zezë)

Po ashtu operatoti gotat dhe filgjanat duhet ti këtë specifike për zyre të Kryetarit me logo të Komunës.

Po ashtu, dosja specifikon se cilat janë produktet që duhet të shërbehen në byfe.

Kohëzgjatja e tenderit pritet të jetë 36 muaj.

Tenderët me poentim të çmimit – mundësi për keqpërdorime

Procedura e poentimit të çmimit është një procedurë e cila përdoret në prokurimin publik për rastet kur autoriteti kontraktues “nuk e di” sasinë e artikujve që do të porosisë, dhe për këtë qëllim secili artikull në listë të çmimeve e ka sasinë “1”. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin.

Demokraci Plus, përmes faqes Flamujt e Kuq në Prokurim Publik kishtë gjetur se Komuna e Prizrenit kishtë lidhur kontratë me vlerë 1.5 milion për tenderin “Furnizim me zhavorr për rrugët e paasfaltuara” duke përdorur procedurën e poentimit të çmimit. Një metër kub zhavorr është paguar 24 cent, ndërsa nga 30 pozicione në paramasë, 19 prej tyre kanë çmim prej 4 cent.

Gjatë zbatimit të kontratës, D+ kishtë gjetur se në një faturë ishtë paguar vetëm transporti (8.02 euro), por pa porositur fare zhavorr. Në një tjetër faturë ishtë paguar më shumë metër kub transport se sa që është porositur zhavorr. Vetëm në dy fatura dëmi që i ka shkaktuar komuna buxhetit të saj është mbi 24 mijë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer