E martë, 24 Dhjetor, 2024

Skenderaj/ Qytetari bëhet ‘sebep’ qe komuna të largoj mbeturinat afër shkollës profesionale!?

Videoja e postuar nga qytetari i Skenderajt, Arben Dajaku, siç duket, ka qenë shkak për të prekur ndërgjegjen e pushtetarëve të Skenderaj për largimin e deponisë së mbeturinave të vendit të quajtur “pishat e qytetit”, e cila ishte shndërruar në një lokacion që paraqet rrezik permanent për qytetarët që kalojnë aty në këtë shëtitore, shkruan portali rajoni.org.

Pushteti komunal ka vepruar menjëherë pas postimit të videos në rrjetet sociale dhe ka larguar deponinë. Edhe pse nuk e pranon drejtpërdrejtë se është videoja e qytetarit që shkaktoi alarm, mirëpo komuna falënderon qytetarët për shqetësimin e ngritur dhe i fton ata për bashkëpunim.

Në njoftimin e komunës, ndër të tjera, thuhet:

Komuna e Skenderajt fton qytetarët të lajmërojnë për çdo deponi ilegale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë dhe të sigurohet një ambient i sigurt dhe i mirëmbajtur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer