E mërkurë, 23 Tetor, 2024

Qytetari burgoset për aksident me lëndime, anëtari i familjes Deliu nga Skenderaj në liri për aksidentin me pasojë vdekjen

Brenda vetëm një muaji sistemi prokurorial i Kosovës ka shpërfaqur se sa zemergjerë është kur trajton raste ku përfshihen njerëzit e fuqishëm. Në dy raste të aksidenteve ka marrë vendime krejtësisht të ndryshme. I ka caktuar paraburgimin një qytetari për përfshirje në aksident që ka pasë për pasojë vetëm lëndime trupore. Por, ndryshe ka vendosur në aksidentin me fatalitet, në të cilën ka vdekur një person. E ka lënë të lirë të dyshuarin, shkruan portali rajoni.org.

Qytetari, Bekim Gecaj nga Lluasha ka humbur jetën sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë një javë më parë në një aksident trafiku në fshatin Llaushë të Skenderajt. 49-vjeçari që ishte goditur nga një veturë, nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Çdokush do të mendonte se shoferi i rastit tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për krimin e bërë. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Portali rajoni.org zbulon së njëriu që e mbyti Bekimin nga Skenderaj rastisi të jetë e afërmja e një politikanje dhe anëtar i familjës së në një biznesmeni të fuqishëm. I një multimilioneri.

Rajoni ka mësuar nga burimet e veta së ai nuk ka vuajtur asnjë natë në burg. Është i lirë që nga nata kur kreu krimin. Që nga 27 dhjetori.

Rajoni ka provuar gjatë ditë të kontaktoj me prokurorinë themelore në Mitrovicë por deri në publikimin e artikullit të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm.

Standardet e dyfishta të prokurorisë

Edhe pse anëtari i familjes Deliu shkeli për vdekje me automjetin e tij qytetarin 49-vjeçar, ai nuk mbajti asnjë ditë burg, u lirua menjëherë. Por, ndryshe veproi prokuroria në rastin e një qytetari të thjeshtë, i cili me veturën e tij godit një këmbësor duke i shkaktuar lëndime.

Me urdhër të prokurorit, shoferi në këtë rast u dërgua direkt në mbajtje.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 10.12.2023, 17:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar (këmbësor). Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton rajoni.org.

Raporti i policisë lidhur me rastin e aksidentit në Llaushë: 

Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer