Një qytetar, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka ndarë me redaksinë e “Rajoni.org” një përvojë shqetësuese lidhur me një produkt të blerë së fundmi në marketin Interex në Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Fotografia që ai ka dërguar tregon gjendjen e produktit, që sipas tij është i rrezikshëm për konsum dhe përbën mungesë serioze të kontrollit të cilësisë nga organet kompetente.
“Desha ta ndaj me ju, dhe ju ta ndani me të tjerët këtë produkt të blerë në Interex Skenderaj, i cili ishte komplet i prishur – si në pamje, ashtu edhe me një aromë tepër të pakëndshme”, ka thënë qytetari në mesazhin e tij.