Të gjithë qytetarët që blejnë brenda qendrës tregtare INTEREX në qytetin e Skenderajt, tani e disa ditë në disa biznese që operojnë brenda kësaj qendrë nuk lejojnë të paguash më me monedhën metalike 2 euro, zbulon portali rajoni.org.
Qytetarit Besnik Shala nga qyteti i Skenderajt i ndodhi e papritura, ndonsë biznesi “Sinani & Com” monedhat metalike 2 euro nuk i pranon, megjithatë ky biznes ia kthej konsumatorit të saj 2 euro si kusur, e të njëjtat me pas ati i dolën të jenë falso.
“Shikoje monedhat falso që me i dhanë në biznesin “Sinani & Com” që operon në qendrën tregtare të INTEREX’it, ndonëse vetë nuk lejojnë të paguash me monedha 2 euro. Si e kam kuptuar, të njëjtat tentova me i kthy mirëpo nuk me lejuan. Me thanë së nuk i kam marrë të ta”, thotë Besniku për portalin rajoni.org, i cili ka dërguar dhe dëshmit.