Një burrë ka humbur jetën gjatë punës në një objekt banesor në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur gjatës ditës së djeshme, në rrugën “Gucia”, shkruan portali rajoni.org.
Burime të portalit rajoni.org kanë bërë me dije së viktima ka qenë duke punuar kur ka rënë nga ka kati i 10’të.
Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), me vendim të prokurorit./Rajoni.org/