E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik, intervistohet për sulmin në Banjskë

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveqanit, Milan Radoiçiq, është shfaqur për herë të parë në publik që prej ditës së diel, kur edhe ndodhi sulmi. Nënkryetari i Listës Serbe është paraqitur sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë për të dhënë deklaratë rreth sulmit në Banjskë.

Radoiçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve serbe për intervistim, teksa është parë duke hyrë në zyrat e ministrisë nën shoqërimin e avokatit të tij.

Sipas njoftimit nga mediat serbe, Prokuroria e Lartë në Begorad për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj Radoiçiqit.

Milan Radoiçiq ka marrë mbrëmë përsipër organizimin e sulmit terrorist të së dielës ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer