E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rakiq thotë se nuk i ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milan Radojiçiç, kishte lidhje me grupin e armatosur serb i cili ka kryer sulm terrorist të dielën në Kosovë, teksa ka shtuar se kjo dëshmohet në dokumentet e gjetura, ku figuron lista e armëve që i ka dhënë Serbia atij.

Ndërkohë, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka treguar në qoftë se ka parë pamjet e publikuara nga Sveçla, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të fliste, teksa ka thënë se nuk ka parë asgjë.

“Nuk i kam parë pamjet e ministrit Sveçla dhe sot nuk flas për rastin”, ka deklaruar Rakiq, tha ai për Tëvë1.

Ndërkaq, pjesëtarë të Listës Serbe kanë mbledhur qytetarë e familjarë të shumtë në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë, për të “nderuar” sulmuesit e vrarë në fshatin Banjskë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer