Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se e kanë kryer dizejnimin e unazës së kryeqytetit.
Rama tha në Frontal në T7 se ky projekt 350 milionë eurosh i duhet Prishtinës dhe se tash e katër muaj po e presin një nënshkrim nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
“E kemi përfundu dizajnin e unazës së kryeqytetit. Jemi në pritje të një nënshkrimi qe katër muaj prej ministrit të Financave për me leju me vazhdu në pjesën tjetër. Është një projekt madhor i kryeqytetit i cili është mëse i nevojshëm”, tha Rama.
“Na vyen një firmë e ministrit të Financave. Për fat të keq, nuk po e jep për momentin”, tha Rama.
I pyetur se pse Murati nuk po nënshkruan, Rama tha se “ministrit i duket shumë e madhe” paratë që parashihen të investohen.