E enjte, 24 Tetor, 2024

Rama: Komuna është duke e zbatuar vendimin e marrë më parë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një konference për medie është deklaruar rreth këmbimit të pronave në lagjen Prishtina e re me prona private në Badoc, gjë që ka nxitur debate së fundmi.

Kryetari i Prishtinës, tha se komuna vetëm është duke e zbatuar një vendim që është marrë më parë, derisa mohoi se prona private rreth 8 hektarëshe po këmbehet me pronë rreth 20 hektarëshe.

“Procesi i këmbimit ka filluar dy vite para qeverisjes sonë. Nuk ka filluar gjatë kohës sonë por që më shumë se dy vite më parë. Kjo si pasojë e vendimit të Ministrisë së Ambientit. Ne jemi duke zbatuar një proces të rregullt dhe është ende proces i papërfunduar. Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjor dhe procedural pasi pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë që e obligon kryeqytetin me e zbatuar. Ministria e Financave do të përcaktojë sa tokë do të jep. Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bënë vlerësimin e pronave dhe jo ne. Sa u përket pyetjeve se pse lokacioni në Prishtinë të re, sepse janë zhvilluar diskutime mes drejtorisë së pronës. Këto diskutime janë të domosdoshme dhe janë vendime demokratike”, theksoi ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer