E premte, 15 Nëntor, 2024

Rama ua shkëput kontratat tri kompanive, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kanë shkëputur kontratat me tri kompani, që ai i ka cilësuar si të papërgjegjshme.

Sipas Ramës, këto kompani nuk i kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruar, dhe nuk kanë dëshmuar profesionalizëm.

Ai ka bërë me dije se të njëjtave do t’u konfiskohet sigurimi i ekzekuti9mit të punimeve që arrin vlerën 10 përqind të shumës së projektit.

“Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit”, thuhet në postimin e tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer