E mërkurë, 15 Janar, 2025

Ramadani do ta vazhdojë karrierën në Itali, detaje nga transferimi i tij

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani karrierën e tij do ta vazhdojë në Serie A, te skuadra e Lecces.

Ramadani është transferuar nga skuadra skoceze, Aberdeen, për një shumë prej 1.2 milionë eurove.

27-vjeçari, i cili karrierën e nisi në Superligën e Kosovës me Ferizajn, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën italiane me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit. Ai do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Në garë për transferimin e Ramadanit ishte edhe skuadra e Veronas, por Lecce ofroi më shumë.

Aberdeen do të mbajë 10% të kartonit të futbollistit.

Ramadani, përveç Ferizajt, ka luajtur me Dritën e Gjilanit në Superligë, si dhe me Partizanin e Tiranës në Superioren e Shqipërisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer