Sunday, April 12, 2026

Ramiz Lladrovci bënë homazhe në Marinë, Tërstenik dhe Negroc për dëshmorët dhe martirët e kombit

Në përvjetorin e rënies së 22 dëshmorëve dhe 36 martirëve të kombit, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së heronjve dhe martirëve të rënë për liri.

Homazhet u zhvilluan në Marinë, te “Memoriali i Dëshmorëve”, si dhe në Tërstenik, te “Lisat binak”, dhe në Kompleksin Memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc, ku u nderuan dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjicës, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci shprehu respektin e tij të thellë, duke theksuar:
“Është një ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Nderimi më i madh që mund t’u bëjmë është fuqizimi i shtetit dhe angazhimi për mirëqenien e qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme për ata që luftuan për një Kosovë të lirë!”

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer