Wednesday, January 7, 2026

Ramiz Lladrovci del me njoftim: Shiu nuk ka të ndalur, qytetarë, kujdes, mos dilni në rrugë pa nevojë!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të pandërprera të shiut dhe situatës së rënduar në rrugë.

Ai njoftoi se disa akse rrugore janë të pakalueshme, përfshirë drejtimet Drenas–Komoran, Drenas–Guri i Plakës dhe Drenas–Kroi i Mbretit, ndërsa disa ura në zona të ndryshme janë të bllokuara ose me qarkullim të vështirësuar.

Lladrovci u bëri apel qytetarëve të mos qarkullojnë pa nevojë dhe të respektojnë shiritat e vendosur nga autoritetet. Sipas tij, shërbimet komunale, Policia e Kosovës dhe ekipet e emergjencës janë në terren duke monitoruar dhe menaxhuar situatën.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer