Kryetar i degës së PDK’së në Drenas dhe njëherit kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalur publikisht në mbështetje edhe të dy kandidatëve nga Skenderajit, Gjeneral Jakup Nurës me numër 11 dhe Gjeneral Xhevahir Gecit me numër 35, shkruan rajoni.org.
Ai tha së vota për Jakup Nurën e Xhevahir Gecin dhe për disa kandidat të tjerë është votë për personalitete që i qëndrojnë gatitu interesit nacional, i qëndrojnë gatitu interesit qytetar, zhvillimit të vendit, sepse, Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër.
Postimi i Plotë:
Vota e qytetarëve të Kosovës për Rrahman Ramën, Pleurat Sejdiun, Jakup Nurën, Bekim Haxhiun, Xhevahir Gecin dhe Sala Jasharin, do të jetë votë për personalitete që i qëndrojnë gatitu interesit nacional, i qëndrojnë gatitu interesit qytetar, zhvillimit të vendit, sepse, Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër.
Përbërja e Listës së PDK-së për deputet të zgjedhjeve të 9 shkurtit, është e larmishme dhe përfshinë breza të ndryshëm për qëllimin e njëjtë, Kosovën shtet të pavarur e sovran, brenda gjirit të shteteve demokratike. Prania e kandidatëve të brezit të lidhur me çlirimin e vendit, janë brez sa të dëshmuar aq edhe meritor për të qenë pjesë e Kuvendit.
Jeta ime, në rrugën për çlirim, më afroi pashkëputshëm me personalitete të cilat e kishin sfiduar armikun, me tërë mundësitë e veta. Ajo sfidë, kishte çmim të lartë, ishte çmim të cilin ishin gati ta paguanin këta idealistë të mëdhenj, të brumosur me atdhetarizëm të gatshëm të merrnin përsipër të gjitha pasojat e atij rrugëtimi.
Fillimet e pushkëve të para të UÇK-së kundër armikut do të kishin jehonë të pabesueshme. Kjo jehonë, do të hiqte dyshimet për rrugën që duhej ndjekur. Rruga dukej e pashpresë, por, vetëm më largpamësit, më vizionarët dhe më të guximshmit, mund ta shihnin fundin e asaj rruge që do të kurorëzohej me çlirim.
Në rrugën për çlirim, shumë prej shokëve do të përjetësoheshin në altarin e lirisë. Ata që e pritën ditën e çlirimit, do të ishin dëshmitar të një projekti historik të përfunduar me Kosovën shtet të pavarur e sovran. Kjo dorë e shokëve e miqve të mi, kontribuues të lirisë, do ta kenë fatin ta përjetojnë mrekullinë, Kosovën e çliruar, pas një shekulli rezistence.
Vota e qytetarëve të Kosovës për Rrahman Ramën, Pleurat Sejdiun, Jakup Nurën, Bekim Haxhiun, Xhevahir Gecin dhe Sala Jasharin, do të jetë votë për personalitete që i qëndrojnë gatitu interesit nacional, i qëndrojnë gatitu interesit qytetar, zhvillimit të vendit, sepse, Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër.