E premte, 8 Nëntor, 2024

DD: Ramiz Lladrovci i’a doli, sërish të bëjë atë që e përsonifikon më së miri, pazarin!

Partia Demokratike e Kosovës ka krijuar shumicë të re në Asamblene Komunale te Drenasit duke siguruar kështu sërish stabilitet qeverisës në Drenas, i cili udhëhiqet nga Kryetari Ramiz Lladrovci, shkruan portali rajoni.org.

Ne Asamblenë Komunale sot është miratuar rendi i ditës dhe si pikë e parë e tij ishte betimi i asamblistit Selman Qallapeku nga rradhet e VV’së.

Për këtë pike të rëndit të ditës 17 asamblist ishin prezent, ndërsa 16 votuan pro.

Mirëpo lidhur me gjitha këto zhvillime politike në Drenas ka reaguar përmes një komunikatë edhe partia me e madhe opozitare “Demokratët për Drenasin”.

Ata në komunikatën e tyre kanë akuzuar pushtetin e Lladrovcit dhe disa asamblista për pazare.

“I’a doli, sërish të i bëjë keq Komunës. I’a doli, sërish të kontrabandoj Asambleist. I’a doli, sërish të bëjë atë që e përsonifikon më së miri, pazarin!”.

Komunikatë e plotë:

Sot, në sallën e Kuvendit të Komunës, pikë e rendit të ditës ishte:

“Betimi i Asambleistit, të ri”

Një mbledhje e tillë, u thirr dhe ditë më parë,(29 Gusht), mbledhje e cila ishte anuluar, si rrjedhojë e shkeljes së “Ligjit për Vetëqeverisje Lokale” nga vetë Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci.

Ramiz Lladrovci, që thirret në “ligj”, përpos që shkeli ligjin, po vazhdon të bëjë pazare, pazare të shumëta, që tani i japin dhe titullin e kampionit të pazarëve.

I’a doli, sërish të i bëjë keq Komunës.

I’a doli, sërish të kontrabandoj Asambleist.

I’a doli, sërish të bëjë atë që e përsonifikon më së miri, pazarin!

Ramiz Lladrovci, e ka kuptuar, që me Demokratët e Drenasit, në krye me Driton Ajazin, nuk mund të bëhen pazare në dëmë të qytetarëve.

Ramiz Lladrovci, e ka kuptuar, nga sondazhet e fundit, që ditët në krye të Komunës, i ka të numëruara.

Ramiz Lladrovci, e ka kuptuar, që do të mbahët mend si shkatërrimtari i Drenasit në të gjithë fushat.

I gjithë frustrimi nga këto fakte, e shtyen shkelësin e ligjit, shkatërruesin, e kampionin e pazarëve, të bëjë pazare, pazare në ditët e tij të fundit në pushtet. Pazare me Asambleist që nuk i’a duan të miren Komunës sonë, Asambleist të sojit të atillë që vazhdojnë e pranojnë të bëhen pjesë e shkatërrimit të Komunës, në këmbim të pazarëve.

Jo nga radhët tona. Jo nga Demokratët për Drenasin. Ne, si, Demokratë, nuk ishim në mbledhjen që u zhvillua sot. E bojkotuam. Ashtu siç kemi bojkutuar, në vazhdimësi, si subjekt, çdo tentim të shkatërrimit të Komunës sonë.

Asambleistët nga radhët tona, shfaqen sërish frymën e bashkëpunimit, për të miren e Komunës. Veçanërisht tek propozimi për zgjedhjen e Kryesusit të Asamblesë Komunale. Dhe pse ne, na takonte, propozimi i Kryesusit, ne ofruam bashkëpunim me opozitën, por doli që kemi disa “opozitar” të cilët vetëm janë të ashtuquajtur “opozitar”.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Ne nuk tradhëtuam besimin tuaj asnjëherë.

Vazhdimisht kemi zgjedhur rrugën e mbrojtjës së Komunës në hapa demokratik, por një gjë të tillë nuk e sigurojmë në hapat e mëtutjetshëm!

Veprimet demokratike, me Ramiz Lladrovci-n, siç shihet nuk janë adekuate.

Tani e tutje do të jemi në ballë, përmes “protestave e bllokimit”, deri në ndalimin e shkatërrimit të ideve “gllabruese” të këtij Kryetari në ikje!

Ramiz Lladrovci, duhet të kuptoj dhe mos të harroj:

DRENASI ËSHTË I TË GJITHËVE!

Kurrë, i Ramiz Lladrovcit!

Kurrë, i pazargjiut!

Kurrë, i kontrabanduesit!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer