Sunday, August 3, 2025

Ramiz Lladrovci mbështet protestën e 7 gushtit: UÇK zhvilloi luftë të drejtë, nuk kemi heronj për të humbur

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se mbështet protestën e thirrur më 7 gusht nga OVL e UÇK-së, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ai thotë se “Protesta kundër padrejtësisë” është protestë ku do të marrin pjesë qytetarë pa dallim partie dhe bindjeve tjera, në mbrojtje të vlerave të luftës, derisa shton se UÇK zhvilloi luftë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare.

Lladrovi ka njoftuar se ka rezervuar pesë autobusë që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Drenasit, derisa shtoi se nëse do të ketë nevojë, mund të sigurohen edhe të tjerë.

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer