Wednesday, October 8, 2025

Ramiz Lladrovci në Gllobar e Vërboc: Vizioni ynë garanton zhvillim e qeverisje me duar të pastra

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka vijuar fushatën zgjedhore sipas agjendës, ku së bashku me Erblinë Morinën, Orgesa Gashin dhe kandidatët për Kuvendin e Komunës, është takuar me qytetarët e Gllobarit dhe Vërbocit.

Në këtë tubim, Lladrovci ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të qeverisjes së mirë, duke sjellë para qytetarëve “101 arsyet për Drenasin Kampion”. Ai tha se vizioni i tij për mandatin e ardhshëm përfshin qeverisje me duar të pastra, arsim dhe shëndetësi cilësore, përkrahje për bujqësinë, kulturën, rininë dhe sportin, si dhe mbështetje të fuqishme për ekonominë dhe bizneset e reja, sidomos ato të krijuara nga gratë dhe të rinjtë.

Lladrovci theksoi se barazia dhe zbatimi i ligjit do të mbeten shtylla kryesore të qeverisjes së tij, duke u distancuar nga propagandat zgjedhore të oponentëve politikë. Ai kujtoi edhe afërsinë e tij të gjatë me heronjtë e luftës dhe paqes, duke e cilësuar këtë si një miqësi e sinqertë gati 40-vjeçare që qëndron mbi çdo fushatë zgjedhore.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer