Sunday, January 25, 2026

Ramiz Lladrovci në Izrael, planifikon takime me homologë, biznesmenë dhe sipërmarrës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, do të zhvillojë vizitë treditore në Izrael, ku do të takojë homologë dhe personalitete politike, me synim thellimin e bashkëpunimit.

“Gjatë kësaj vizite, do të kem takime me homologë, me drejtues të sektorëve me interes të përbashkët, me biznesmenë dhe sipërmarrës, do të diskutoj për partneritete të mundshme dhe projekte, për bashkëpunim në nivelin lokal dhe investime”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Postimi i tij i plotë:

Nga Aeroporti “Nëna Tereza”, u nisa për Izrael. Gjatë qëndrimit tim zyrtar atje, do të takoj homologë të komunave, kryetarin e Federatës së Autoriteteve Lokale që përfaqëson 265 autoritete, do të kem diskutim në Qendrën e Jerusalemit për punë të jashtme, takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takim me anëtarë të Knesset-it dhe takim me biznesmenë e investitorë izraelit.

Gjatë këtyre tri ditëve, do të kem vizitë në një qendër të teknologjisë dhe inovacionit, në një Zonë të Inovacionit të teknologjisë dhe startup-et, për ekosistem dhe inovacion, për qytetin inteligjent, sektorin për bashkëpunimin, në akademi dhe sektorin privat.

Gjatë kësaj vizite, do të kem takime me homologë, me drejtues të sektorëve me interes të përbashkët, me biznesmenë dhe sipërmarrës, do të diskutoj për partneritete të mundshme dhe projekte, për bashkëpunim në nivelin lokal dhe investime.

Falënderoj hartuesit e kësaj agjende intensive, të gjithë mikpritësit që Kosovën e shohin shtet me perspektivë dhe storje suksesi!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer