Monday, September 15, 2025

Ramiz Lladrovci në Shtuticë e Polluzhë: Me qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër vite

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët, kësaj radhe në fshatrat Shtuticë dhe Polluzhë, të cilat i ka cilësuar si “emblema të përkushtimit atdhetar, nderit, sakrificës dhe krenarisë”, shkruan rajoni.org.

Në këtë tubim, ku u prezantua platforma “Për Drenasin Kampion”, Lladrovci ishte i shoqëruar nga kandidatët për asamble, Arbnon Istogu dhe Burbuqe Istogu Hoxha.

Postimi:

Shtutica dhe Polluzha, dy fshatra emblema, emblema të përkushtimit atdhetar, nderit e sakrificës, emblema të punës dhe krenarisë, sonte ishin mikpritës të platformës “Për Drenasin Kampion” ku bashkë me kandidatët me z. Arbnon Istogu, dhe znj. Burbuqe Istogu Hoxha, prezantuam disa nga 101 arsyet pse duhet dalë në zgjedhje dhe pse duhet votuar.

Kush më shumë se ne me punë e vepra bëri për qytetarin krenar të komunës së Drenasit, kush më shumë punoi dhe punon për mirëqenien e qytetarëve tanë, kush më shumë e ngriti flamurin e kampionit të performancës komunale në nivel nacional…

Jemi ne, “Për Drenasin Kampion”, ne të dëshmuarit dje shërbëtorë të kauzave kombëtare, sot shërbëtorë të interesit qytetar, me qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer