Tuesday, July 1, 2025

Ramiz Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku, ndonëse bashkë kemi kryer aksionet e para të UÇK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të vitit 2021, një prej kundërshtarëve më të ashpër të tij brenda skenës politike ka qenë bashkëluftëtari i dikurshëm, Sami Lushtaku.

Në “Debat Plus”, Lladrovci tha se ndonëse ai dhe Lushtaku kanë një të kaluar të përbashkët të afërt dhe madje kanë marrë pjesë bashkë në aksionet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), marrëdhëniet e tyre janë tensionuar në fushatën zgjedhore të vitit 2021.

“Jam i rritur me Sami Lushtakun. I kemi kry aksionet e para të UÇK-së bashkë. Me automatikun tem ka marrë pjesë Samia në një aksion,” tha Lladrovci.

Megjithatë, ai shtoi se pavarësisht kësaj historie të përbashkët, përplasjet mes tyre nuk munguan në garën për pushtetin lokal.

“Zgjedhjet e vitit 2021, një prej njerëzve që më së shumti më ka luftu ka qenë Sami Lushtaku. Ai e ka inatin e madh,” u shpreh Lladrovci, duke lënë të nënkuptohet se rivaliteti i brendshëm në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) ka ndikuar në ndarjen e rrugëve mes tyre.

Deklarata e Lladrovcit vjen në kohën kur skena politike në Drenas po përgatitet për një tjetër garë lokale në tetor, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse ai do të kërkojë një mandat të ri.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer