Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët, kësaj radhe në Vasilevë, Poklek të Vjetër dhe Korroticë të Epërme. Ai u shoqërua nga kandidatët për Kuvendin Komunal, Qëndresa Kluna, Fitore Morina Hoxha dhe të tjerë, ku theksoi se fryma e fitores tashmë është e dëshmuar, shkruan rajoni.org.
Ai tha se ekipi i tij ka dëshmuar performancë të lartë, duke rikujtuar gjashtë herët që komuna ka fituar garën për grantin e performancës në nivel nacional, ndërsa është në pritje të titullit të shtatë.
Lladrovci theksoi se lista e kandidatëve të tij është përbërë nga fëmijë dëshmorësh e martirësh, familjarë të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, por edhe intelektualë me formim akademik, të cilët janë të përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve, zbatimin e ligjit dhe mundësi të barabarta.