E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ramiz Lladrovci përkujton masakrën e familjes Deliu dhe tre dëshmorët e fshatit Abri

Më rastin e shënimit të 25 vjetorit të masakrës së familjes Deliu dhe tre dëshmorëve të fshatit Abri të Drenasit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz LLadrovci së bashku me stafin e tij kanë bërë homazhe të Memoriali kushtuar familjes Deliu ku prehen 24 anëtarë të kësaj familje dhe në varrezat e dëshmorëve në Abri, ku prehen dëshmorët, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku dhe Afrim Hajdari.

Përkujtimi i kryetarit Lladrovci me rastin e vizitës në varrezat e të rënëve në fshatin Abri;

Me nderim, me bashkëpunëtorë e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta, në Memorialin kushtuar Familjes Deliu në Abri.

Kaluan 25 vite por dhimbja për familjen e martirizuar Deliu, mbetet e madhe. Ushtria serbe kreu gjenocid kundër kësaj familjeje e cila ishte e paarmatosur, 23 anëtarët e Familjes Deliu u ekzekutuan nga afërsia vetëm pse ishin shqiptarë.

Në mesin e anëtarëve të familjes martire Deliu, kishte foshnja, gra shtatzëna dhe pleq, të pafuqishëm për të rezistuar. Kriminelët serbë kryen gjenocid i cili ende sot e kësaj dite mbeti i pa ndëshkuar, para drejtësisë ende nuk kanë dalë planifikuesit edhe ekzekutuesit.

Nderim i përjetshëm për familjen martire Deliu!

Kjo ditë e rëndë për Drenasin, është ditë e përkujtimit të 25 vjetorit të rënies heroike të tre heronjve të Abrisë, të Valdet Xhemajlit, Vesel Demakut dhe Afrim Hajdarajt, të cilët u përballen me këmbësorinë gjakatare serbe, duke rënë në fushën e nderit.

Me bashkëpunëtorë, në Abri, kemi bërë homazhe dhe vendosem lule të freskëta, në vendin ku prehen tre heronjtë.

Kujtimi për heronjtë e Abrisë është i përjetshëm!

Në Grykën e Vuçakut, me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe dhe vendosem buçeta me lule, në nderim të dëshmorëve Idriz Balaj, Syl Balaj dhe Milazim Balaj, nga Gllareva e Klinës.

Në themelet e shtetit tonë të lirë, është gjaku dhe djersa e shumë brezave. Detyra jonë është ta ruajmë dhe forcojmë këtë shtet duke mos harruar çmimin e lirisë.

I paharrueshëm është kujtimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer