Dje gjatë ditës dega e PDK-së në Drenas ka nominuar Ramiz Lladrovcin për kryetar të ardhshëm të Drenasit me 42 vota për, 1 abstenim dhe 1 kundër, shkruan rajoni.org.
Ky nominim bjen ndesh me mbledhjen e fundit të mbajtur nga Këshilli Drejtues i kësaj partie. Në mbledhjen e datës 4 qërshor 2025 KD nxori një Vendim me 7 pika. Pikat 3 dhe 4 të këtij Vendimi e sqarojnë mënyrën e kandidimit për të gjitha komunat.
Pika 4 sqaron se “ degët që kanë organe të emëruara ose kanë organe jofunksionale procesi i administrimit të propozimeve dhe vendosjes së tyre do të bëhët nga ana e Kryesisë së PDK-së.“
Kujtojmë se dega e PDK-së në Drenas e ka kryesinë e emëruar, jo të zgjedhur me votë dhe si e tillë në bazë të vendimit të sipërpërmendur nuk ka të drejtë të bëj propozime. Për nominimin e kandidatit për kryetar të ardhshëm të Drenasit vendos Kryesia e PDK-së.
Mbetet të shihet në muajin Korrik si do të vendos Kryesia e PDK-së: a do ta respektoj Vendimin e datës 4 qërshor 2025 apo do të dorëzohet përballë kandidaturës së Ramiz Lladrovcit.