Thursday, October 9, 2025

Ramiz Lladrovci: Shëndetësia, themel i qeverisjes sonë për Drenasin Kampion

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se shëndetësia mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale, duke u fokusuar në përmirësimin e mirëqenies shëndetësore të qytetarëve.

Ai ka përgëzuar mjekët, infermierët, stafin teknik dhe gjithë punonjësit e shëndetësisë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Postimi:

Shëndetësia është prioritet i qeverisjes tonë lokale, duke qenë në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.

Përgëzime për mjekët, infermieret, stafin teknik dhe stafin tjetër të shëndetësisë për përkushtimin dhe përkujdesjen që ofrojnë, në punën profesionale.

Punën tonë do ta përkufizojmë në gjashtë objektiva:

Zhvillimi dhe trajnimi i stafit për përdorimin e teknologjive të reja (telemjekësi, evidenca elektronike), rritja e bashkëpunimit me nivelin qendror për trajnime, zgjerimi i shërbimit stomatologjik e laboratorik në QMF-të rurale, bashkëpunimi me arsimin për promovimin e shëndetit në shkolla, krijimi i mekanizmave për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve dhe programi i qëndrueshëm për mbështetjen e lehonave dhe kategorive në nevojë.

Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, është puna jonë e përditshme.

101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer