Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar takimet me qytetarët, këtë herë në Terstenik dhe Gllanasellë, ku është pritur me përkrahje të madhe nga banorët e lagjeve Kuqica dhe Karaqica.
Në këtë takim, Lladrovci ka theksuar rëndësinë e projekteve që kanë ndikuar drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, duke përmendur arsimin, shëndetësinë, ambientin, sigurinë dhe investimet kapitale për infrastrukturën lokale.
“Diskutuam për 101 arsyet ‘Për Drenasin Kampion’, për ortekun e fitores së qytetarëve kampionë. Fitorja i takon qytetarëve të Drenasit, me 101 arsye, ‘Për Drenasin Kampion’ – zemrën e Kosovës. Vazhdojmë edhe katër!”, u shpreh Lladrovci.
Atmosfera në këto takime u karakterizua me entuziazëm e përkrahje të madhe për vazhdimin e punës dhe zhvillimit në mandatin e ardhshëm.