Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai theksoi se çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së, duke e cilësuar Drenasin si zemrën e Kosovës dhe bastion të pathyeshëm të partisë.
“Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë, e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare. Drenasi është qyteti kampion, me qytetarë kampionë. Të gjithë kandidatët e PDK-së morën vota në Drenas, nga 17,483 deri në 67 vota,” u shpreh Lladrovci.
Në fund, ai falënderoi të gjithë ata që votuan dhe u zotua se angazhimi nuk do të ndalet për të mirën e komunës dhe vendit.