Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Festë e Fitër Bajramit. Në prag të kësaj feste, Lladrovci u dërgoi urimet më të përzemërta besimtarëve myslimanë, duke dëshiruar paqe, mirësi dhe begati në familjet e tyre, shkruan rajoni.org.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë, ua uroj festën e shenjtë të Fitër Bajramit, me përgëzimet më të sinqerta që festën ta kalojnë në paqe, harmoni e begati, pranë më të dashurve. Pas një muaji agjërim dhe përkushtim ndaj Zotit të besimtarëve të devotshëm, me lutje dhe solidaritet, me vepra të mira dhe mirëkuptim, duke madhëruar Zotin dhe dashurinë në mes të njerëzve, uroj që agjërimi të jetë i pranueshëm. Urimi i këtij Bajrami dhe festave në Kosovën tonë së pari ia dedikoj familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, më meritorëve të lirisë tonë, më të mirëve të kombit tonë.Në këtë festë dhe në çdo festë tjetër, i kujtojmë me nderim ata që u flijuan për atdheun tonë, njëherësh me përkushtim ecim gjurmëve të idealeve të tyre për fuqizimin e shtetit të barazisë, të mundësive dhe për shtet të zhvilluar”, ka shkruar Lladrovci në facebook.